Bota

OBSH: Shtetet të marrin masa serioze, koronavirusi mund të sjell nja pandemi

24 Shkurt 2020, 20:39 Nga DOSJA
OBSH: Shtetet të marrin masa serioze, koronavirusi mund të sjell nja

TIRANË- Kreu i Organizatë Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanos është shprehur se ka frikë se e ardhmja do të sjellë të tjera probleme edhe më të mëdha për shkak të koronavirusit. Sipas tij bota duhet të marrë masa serioze dhe shumë shpejt mund të ketë një pandemi. Në reagimin e tij, Adhanos është shprehur se OBSH-ja është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi koronavirusin dhe se shkalla e përhapjes është për t’u shqetësuar.  Kreu i OBSH tha se çdo shtet duhet të marrë masat sipas specifikave përkatëse, ne po bëjmë të njëjtën gjë. Bota duhet që të përgatitet për një pandemi.

Kur shpallet një masë e tillë?

Pandemia shpallet kur një sëmundje infektive rrezikon të përhapet njëkohësisht në vende të ndryshme të botës dhe rastet në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali flasin për një fazë fillestare të saj. Tentativa për të kontrolluar një virus mund të ngadalësojë përhapjen dhe të marrë kohë për t’u përgatitur, por nëse ndodh që të ketë pandemi, sipas përkufizimit do të thotë që ka dështuar mbajtja nën kontroll. Në këtë mënyrë, të tjera tentativa për ta mbajtur të kontrolluar virusin do të jenë të pakuptimta, madje edhe kthehen kundër.

Nëse pandemia lëviz ngadalë atëherë edhe kërkesa për të marrë shërbim shëndetësor do të jetë e ulët, rreziku për ato sisteme që mbipopullohen do të ulet dhe në këtë mënyrë numri i njerëzve që do të përfitojnë nga krijimi i një vaksine të jetë më i lartë. Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se është bërë shpallja e pandemisë në këto momente, por ekspertët bëjnë thirrje për përgatitje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frika nga koronavirusi pandemi nga koronavirusi tedros adhanos thirrja e obsh frika nga koronavirusi pandemi nga koronavirusi tedros adhanos thirrja e obsh

Sondazh

Poll