Bota

Përhapja e koronavirusit/ E ngatërruan me kinez, italianët rrahin një filipinez në supermarket (VD)

24 Shkurt 2020, 19:59 Nga DOSJA
Përhapja e koronavirusit/ E ngatërruan me kinez, italianët rrahin

ITALI-  Një filipinez është dhunuar nga disa italian në një supermarket, pasi e kanë akuzuar atë si përhapës të koronavirusit. Siç shihet dhe nga video shtetasi nga Filipine është qëlluar me grushte nga një italian në një supermarket.

Shkak për dhunën është bërë origjinë e tij nga Azia dhe ngjashmëria me kinezët, vend në të cilin lindi koronavirusi.

Ai dëgjohet teksa bërtet “unë jam filipinez, nuk jam kinez”, por dhuna nuk është ndalur për të. Kinezët kanë rënë pre e dhunës për shkak të koronavirusit dhe në vend të tjera, ku pak ditë më parë në Shqipëri është dhunuar një i tillë.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhunohet filipinezi frika nga koronavirusi perhapja e koronavirusit dhunohet filipinezi frika nga koronavirusi perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll