Bota

Mes lotëve dhe dhimbjes, Vanessa Bryant mban fjalimin emocionues përballë 20 mijë njerëzve! Homazhet në nder të Kobe Brya

25 Shkurt 2020, 08:13 Nga DOSJA
Mes lotëve dhe dhimbjes, Vanessa Bryant mban fjalimin emocionues

Los Angelos- 20 mijë njerëz u paraqitën në Qendrën Staples në Los Anxhelos ditën e djeshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kobe dhe Gianna Bryant.

Homazhet në nder të legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij 13-vjeçare mblodhën tifozët nga i gjithë vendi në qytetin jugor të Kalifornisë pothuajse një muaj pasi Kobe Bryant dhe vajza e tij mbetën të vrarë së bashku me shtatë të tjerë në një përplasje me helikopter më 26 janar.

Vanessa Bryant, gruaja e legjendës së basketbollit, hapi memorialin mes dhimbjes dhe lotëve, pas ngjarjes tragjike ku humbi dy ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.

“Zoti e dinte që ata nuk mund të ishin në këtë Tokë pa njëri-tjetrin,”- u shpreh Vanessa në krye të fjalimit të saj. “Ai duhej t’i sillte ata në shtëpi për t’i mbledhur”.

FJALIMI

“Kobe njihej si një konkurrent i ashpër në fushën e basketbollit, më i madhi i të gjitha kohërave, një shkrimtar, një fitues i Oskarit. Por për mua, ai ishte Kob, boo- boo, Bayboo im, Papichulo im. Unë isha Vanessa Bryant e tij, princesha e tij, mbretwresha e tij, mamaja e tij. Unë nuk mund ta shikoja atë si një personazh të famshëm, as thjesht si një basketbollist të jashtëzakonshëm. Ai ishte burri im i ëmbël dhe babai i bukur i fëmijëve tanë. Ai ishte i imi. Ai ishte gjithçka imja. Kobe dhe unë ishim bashkë që kur isha 17 vjeç e gjysmw. Unë isha e dashura e tij e parë, dashuria e tij e parë, gruaja e tij, shoqja më e mirë, besimi i tij dhe mbrojtësja e tij. Ai ishte burri më i mahnitshëm. Kobe më donte më shumë nga ç’mund të shprehte apo të parashtronte me fjalë. Ai ishte zogu i hershëm dhe unë isha një zog nate. Unë isha zjarr dhe ai ishte akull, dhe anasjelltas herë pas here. E ekuilibruam njeri-tjetrin. Nuk e di se si e meritoja një njeri që më donte më shumë sesa Kobe. Ai ishte karizmatik, një zotëri, ishte i dashur, adhurues dhe romantik. Dua që vajzat e mia të njohin dhe të kujtojnë personin mahnitës, burrin dhe babanë që ai ishte. Lloji i një njeriu që deshi t’i mësojë brezat e ardhshëm të jenë më të mirë dhe t’i mbajw ata të mos bëjnë gabimet e tij.

Ajo përfundoi duke iu drejtuar Kobe: “Zemër, kujdesu për Gigin tonë. Dhe për Nani, Bibi dhe Coco. Ne jemi akoma skuadra më e mirë. Ne ju duam dhe na mungoni, Boo Boo dhe Gigi. Le të pushoni në paqe dhe të argëtoheni në parajsë derisa të takohemi përsëri një ditë. Ne ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. “

Ajo e përshkroi vajzën e saj Gianna si ‘një shpirt jashtëzakonisht të ëmbël dhe të butë’ që ndriçoi çdo dhomë ku hynte brenda, ndërsa foli për mënyrën sesi vajza e saj trashëgoi dashurinë dhe talentin e ashpër të babait të saj për basketbollin, dhe se si ajo kurrë nuk do ta kuptonte se Gianna ishte e destinuar të ishte në botën e sportit.

Vanessa më pas reflektoi në marrëdhënien e saj 21-vjeçare me Kobe, të cilën ajo e përshkroi si ‘babai më i mirë i vajzave ’, që i mësoi katër vajzat e tyre si të ishin të guximshme dhe të vazhdonin përpara edhe kur gjërat vështirësoheshin.

Legjendat e NBA-së Michael Jordan dhe Shaquille O’Neall, të dy u përlotën ndërsa u kujtuan mikun dhe rivalin e tyre të ndjerë.

Disa figura të tjera të famshme të sportit që e njihnin Kobe personalisht dhe profesionalisht gjithashtu folën në memorial, i cili paraqiti shfaqje muzikore nga Beyoncé, Alicia Keys dhe Christina Aguilera.

Kuptimet simbolike u zhvilluan gjatë gjithë ceremonisë, e cila u zhvillua në një skenë të mbushur plot me njerëz. Anëtarët e audiencës përfshinë një numër të yjeve të tjerë të sportit dhe miq të listës A të Bryants, duke përfshirë Kanye West dhe Kim Kardashian, Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez, Dwyane Wade dhe Gabrielle Union, Michael Phelps, Snoop Dogg, Steph Curry, Kareem Abdul Jabbar, etj. Magic Johnson dhe Scotty Pippen.

Gjithashtu Jimmy Kimmel mbajti një fjalim të shkurtër para se të prezantonte Vanessa, e cila falënderoi të pranishmit që respektuan dhe iu bashkuan kësaj nate përkujtimore në nder të burrit dhe vajzës së saj.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota beyonce homazhe per kobe bryant kobe bryant michael jordan shaquille o'neall vanessa bryant vdes kobe bryant beyonce homazhe per kobe bryant kobe bryant michael jordan shaquille o'neall vanessa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll