Bota

Frika nga koronavirusi/ Radhë kilometrike në Korenë e Jugut, njerëzit dynden për të blerë maska (VD)

25 Shkurt 2020, 08:10 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi/ Radhë kilometrike në Korenë e Jugut,

Koreja e Jugut- Frika se mund të infektohen nga koronavirusi,  ka bërë që njerëzit në Korenë e Jugut të qëndojnë në radhë të gjata për të blerë maska. Siç shihet edhe në pamjet  e mëposhtme radhët me qytetarë janë kilometrike.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë e gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 230. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frika nga koronavirusi radhë kilometrike në korenë e jugut frika nga koronavirusi radhë kilometrike në korenë e jugut

Sondazh

Poll