Bota

Ndodh mrekullia/ Shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse foshnja 17-ditëshe

24 Shkurt 2020, 18:04 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia/ Shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse foshnja

KINË– Një foshnje që kishte vetëm 17 ditë që kishte ardhur në jetë dhe  kishte lindur nga një nënë e infektuar me koronavirus është shëruar plotësisht nga sëmundja vdekjeprurëse. Sipas Daily Mail foshnja bartëse e sëmundjes ishte transferuar në Pediatrinë e Wuhanit që nga dita e lindjes, ndërsa ditën e djeshme është larguar pasi të gjitha analiza rezultuan negative.

Vogëlushja kishte një infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe një problem kardiak, por mjekët nuk i dhanë antibiotikë dhe e lanë që të shërohej vetë. “Ajo nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë, kështu që i dhamë ilaçe vetëm për problemin në zemër”- tha drejtori i departamentit të të porsalindurve, Zeng Lingkong, për televizionin kinez CCTV.

Mjekët kinezë i frikësoheshin prej kohësh mundësisë së transmetimit të koronavirusit Covid-19 te foshnjat kur janë ende në barkun e nënës, pasi një tjetër rast i ngjashëm kishte ndodhur po në Wuhan në fillim të shkurtit.

Koronavirusi vdekjeprurës që është përhapur në të gjithë botën, ka arritur në shifra alarmante pasi numri i viktimave në rang global ka shkuar mbi 2600, ndërsa të infektuar nga Koronavirusi janë regjistruar në të gjithë botën mbi 79,000. Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga paniku dhe vdekjet po shtohen çdo ditë e më tepër, Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur shpërthimin e virusit si “një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik.

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frika nga koronavirusi rreziku nga koronavirusi sherohet foshnja me koronavirus frika nga koronavirusi rreziku nga koronavirusi sherohet foshnja me koronavirus

Sondazh

Poll