Bota

Arta Dobroshi do dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”, vlerësim i madh që merr nga Franca

24 Shkurt 2020, 18:44 Nga DOSJA
Arta Dobroshi do dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe

KOSOVË- Arta Dobroshi, aktorja shqiptare që ka prekur tapetin e kuq të Kanës, do të dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”.

Ambasada franceze në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të dekorojë aktoren Dobroshi me një nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës.

Sipas njoftimit, kjo dekoratë iu jepet individëve që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të Dobroshit, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë”,- thuhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arta dobroshi kalorëse e arteve dhe letrave marie-christine butel arta dobroshi kalorëse e arteve dhe letrave marie-christine butel

Sondazh

Poll