Sport

Futbolli italian po përjeton momente paniku, Berat Gjimshiti flet nga Bergamo për pjesën e koronavirusit

25 Shkurt 2020, 07:12 Nga DOSJA
Futbolli italian po përjeton momente paniku, Berat Gjimshiti flet nga

ITALI- Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti që po zhvillon një sezon të pozitiv në Serie A, ka folur për ditët e trazuara që po kalon Italia për shkak të koronavirusit. “Sigurisht,shpresoj që virusi të ndalet sa më shpejt dhe të mos ketë më viktima.

Por unë personalisht nuk kam frikë nga virusi. Unë mendoj se ka sëmundje edhe më të këqija në botë. Sidoqoftë, aktualisht nuk do t’i ftoja familjen dhe miqtë e mi në Bergamo. Ne nuk kemi ende ndonjë udhëzim këtu, ende mund të lëvizim lirshëm. Sapo jam kthyer nga qyteti, dyqanet dhe restorantet janë akoma të hapura.

Por ka shumë më pak njerëz në rrugë se zakonisht”, ka treguar Gjimishti.Kujtojmë që Federata italiane e futbollit vendosi që këto javë disa ndeshja të zhvillohen pa praninë e spektatorëve për shkak të frikës së koronavirusit.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berat gjimshiti frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali berat gjimshiti frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll