Sport

Lojtarët e Barcelonës nuk besojnë te ky sezon, flet senatori i skuadrës

24 Shkurt 2020, 18:50 Nga DOSJA
Lojtarët e Barcelonës nuk besojnë te ky sezon, flet senatori i

Lionel Messi mendon se Barcelona nuk është skuadra favorite për të fituar Champions League dhe këtë mendim ka edhe mbrojtësi Gerard Pique.

Ky i fundit foli së fundmi para ndeshjes me Napolin, duke theksuar se janë skuadra të tjera para katalanasve në radhën e favoritëve të këtij sezoni.

“Vitet e tjera jemi përmendur më shumë si favoritë, por këtë vit nuk e di se sa mundësi kemi. Gjëja kryesore është që t’i marrim ndeshjet me radhë dhe pa presion. Hapi i parë është Napoli dhe duhet ta kalojmë”, është shprehur katalanasi.

“Ndoshta nuk dukemi edhe aq të fortë për momentin, por gjërat do të shkojnë mirë me kalimin e javëve. Do të rritemi nga ndeshja në ndeshje”, ka shtuar Pique.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia champions messi borussia champions messi

Sondazh

Poll