Sport

Robin Van Persie këshillon United: Nëse doni 25 gola në sezon, jua them unë kë të blini

24 Shkurt 2020, 21:16 Nga DOSJA
Robin Van Persie këshillon United: Nëse doni 25 gola në sezon,

Robin van Persie mendon se Manchester United duhet të blejë me çdo kusht sulmuesin Edinson Cavani. Uruguaiani aktualisht luan te Paris Saint-Germain, por është në fund të kontratës dhe nuk pritet të rinovojë.

I pyetur nga Sport Bible se kush është sulmuesi që duhet të zgjedhin “Djajtë e kuq”, holandezi është përgjigjur: “Edinson Cavani. Do ta merrja me çdo kusht. Ai është shumë mirë fizikisht, është një golashënues i lindur, një makinë goli, këtë e ka vërtetuar te Napoli, PSG dhe te Uruguai”.

Van Persie pret shumë gola me një lojtar si Cavani. “Nëse është titullar, do t’i sillte ekipit 25 gola në sezon. E kam parë të luajë, kam luajtur kundër tij, ai është një golashënues race. Jeton për golin.”

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cavani united van persie cavani united van persie

Sondazh

Poll