Sport

“Coutinho shkëlqen në stërvitje, por nuk e kuptojmë pse nuk e shpreh veten”

24 Shkurt 2020, 18:37 Nga DOSJA
“Coutinho shkëlqen në stërvitje, por nuk e kuptojmë

Te Bayern nuk e kuptojnë se si një lojtar fantastik si Coutinho nuk shpreh dot veten dhe nuk tregon nivelin e lartë teknik që ka. I këtij mendimi është shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka folur në lidhje me të ardhmen e brazilianit.

“E ardhmja e tij këtu është një pyetje e vështirë. Mendoj se ai ka luajtur mirë në disa ndeshje, ndërsa në disa të tjera është fshehur pak. Nuk e kuptoj pse ndodh kjo. Ne e dimë se ai është i jashtëzakonshëm. E shohim në stërvitje sa i mirë është”, ka deklaruar Rummenigge.

Mesfushori ofensiv brazilian është huazuar për një sezon nga Barcelona dhe Bayern ka paguar 20 mln euro. Shuma totale për transferimin e tij përfundimtar është 120 mln euro (pra duhen edhe 100 mln të tjera) dhe duket se në Mynih nuk do ta paguajnë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern coutinho rummenigge bayern coutinho rummenigge

Sondazh

Poll