Sport

Luhet me tifozë apo pa tifozë? Federata jep vendimin për Juventus-Inter

24 Shkurt 2020, 21:07 Nga DOSJA
Luhet me tifozë apo pa tifozë? Federata jep vendimin për

ITALI- Ashtu siç pritej, Federata italiane ka vendosur që të aprovojë kërkesën e klubeve të Serisë A për të zhvilluar ndeshjet pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të mos ndalet kampionati i Serisë A.

Ministri Spadafora konfirmoi se ishte marrë një vendim  i tillë për të ndaluar grumbullimet e njerëzve në zonat e goditura më rëndë nga koronavirus. Kështu, në fundjavën e ardhshme do të jenë 5 ndeshje të Serisë A që do të luhen pa praninë e tifozëve.

Mes tyre bie në sy supersfida që mund të jetë vendimtare në luftën për titull, Juventus-Inter, por ndërkohë janë edhe ndeshje të tjera interesante si Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sasuolo-Brescia dhe Udineze-Fiorentina. Të gjitha këto sfida zhvillohen në krahinat e sipërpërmendura.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport frika nga koronavirusi inter juventus seria a frika nga koronavirusi inter juventus seria a

Sondazh

Poll