Sport

“Mos iu besoni lajmeve në portale, nuk ka të sëmurë në Romë”, Igli Tare flet në “Open”

24 Shkurt 2020, 21:59 Nga DOSJA
“Mos iu besoni lajmeve në portale, nuk ka të sëmurë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, sonte dha një intervistë telefonike për emisionin Open në Top Channel. Ai foli rreth situatës aktuale në futbollin italian, i alarmuar nga Coronavirus.

“Në veri të Italisë duket se futbolli do të jetë me dyer të mbyllura. Në jug shpresojnë që ndeshjet mund të luhen me tifozë. Ky është lajmi i fundit që kemi”, u shpreh Tare.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare vijoi: “Në Romë nuk ka asnjë rast. Lajmet që keni lexuar janë të rreme. Dyshohej vetëm për një djalë, por rezultoi negativ”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio rome igli tare lazio rome

Sondazh

Poll