Sport

UEFA i mbyll dyert Interit, kundër Ludogorets pa tifozë

24 Shkurt 2020, 20:02 Nga DOSJA
UEFA i mbyll dyert Interit, kundër Ludogorets pa tifozë

ITALI- Ndeshja mes Interit dhe Ludogorets për Ligën e Europës do të zhvillohet sipas planit, por do të luhet pa praninë e tifozëve.

Vendimi është marrë tashmë zyrtarisht nga autoritetet e shëndetësisë në Itali dhe UEFA e cila ua ka komunikuar klubeve një gjë të tillë. Klubi bullgar ka lajmëruar tifozët në faqen zyrtare që të anulonin vizitën e tyre drejt Italisë.

Edhe Interi kishte konfirmuar që në mëngjes se autoritetet sanitare kishin dhënë “ok” që sfida të zhvillohej në impiantin e boshatisur.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport frika nga koronavirusi interi pa tifoz frika nga koronavirusi interi pa tifoz

Sondazh

Poll