Aktualitet

“S’e kemi të nevojshme ta hapim, por s’e mbajmë sekret. Ka 180 shtretër”, Manastirliu flet për karantinën

24 Shkurt 2020, 22:07 Nga DOSJA
“S’e kemi të nevojshme ta hapim, por s’e mbajmë

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria nuk e ka ndjerë të nevojshme të hapë karantinë, por shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar të gjithë skenarët e mundshëm, lidhur me pasojat e koronavirusit.

Në një lidhje në emisionin “Open”, Manastirliu u shpreh se janë disa struktura karantinë që kanë 180 shtretër, por që deri tani nuk janë parë të nevojshme të hapen.

Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës. Strukturat e karantinës i tejkalojnë 180 shtretër. Në të gjithë vendin janë më shumë se 30 mjekë infeksionistë.”- tha Manastirliu.

Situata mkoronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja Manastirliu dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 19:57

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën, se si me anë dy agjentëve të infiltruar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me komisariatet kanë lokalizua...

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 18:40

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p...