Aktualitet

Zëdhënësja e portit të Durrësit: Kemi marrë masat kundër koronavirusit, deri tani s’ka pasur asnjë rastë dyshuar gjat

24 Shkurt 2020, 21:42 Nga DOSJA
Zëdhënësja e portit të Durrësit: Kemi marrë masat

TIRANË- Zëdhënësja e Autoritetit Portual të Durrësit, Elitjana Doko, ka folur sot për masat që janë marrë për koronavirusin. E ftuar në emisionin, “Real Story” në News 24, Doko tha se porti dhe institucionet e tjera  kanë marrë masa për ndalimin e virusit.

Sipas saj masat janë marrë që kur OBSH ka dhënë informacionin, për përhapjen e virusit dhe është shtuar siguria në port. Më tej zëdhënësja theksoi se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar për pacientë të sëmurë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur tashmë Task Forcën. Ishin tre kinezë që kanë hyrë në Shqipëri, të cilët para vendit tonë kishin qenë në shtete europiane, por ne morëm masa. Atyre iu është bërë kontrolli, iu mat temperatura dhe jemi në gatishmëri të plotë si port. Media duhet të japë informacion më të saktë. Situata po shikohet 24 orë në 24, nga të gjitha instancat tona. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ne si port zbatojmë të gjitha masat e Ministrisë së Shëndetësisë”, ishte kjo deklarata e Dokos.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elitjana doko frika nga koronavirusi masat për koronavirus zëdhënësja e autoritetit portual të durrësit elitjana doko frika nga koronavirusi masat për koronavirus zëdhënësja e autoritetit portual të durrësit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 19:57

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën, se si me anë dy agjentëve të infiltruar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me komisariatet kanë lokalizua...

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 18:40

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p...