Koronavirusi, Kim Mehmeti: Epidemia më e madhe narkomanët, Shqipëria e mbushur me plehra politikë
24 Shkurt 2020, 21:34Nga DOSJA
TIRANË- Analisti Kim Mehmeti është i mendimit se nuk duhet të bëhet kaq e madhe situata me koronavirusin. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Mehmeti tha se epidemia më e madhe janë narkomanët, të cilët janë prezent në Shqipëri. Mbajtja e maskave për tu mbrojtur nga koronavirusit tha Kim Mehmeti është një situata qeshkarake.
Kim Mehmeti:Njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje. Mirëpo ne shqiptarët, në çdo lagje shqiptare kemi nga 10 narkomanë, që është një epidemi shumë më e madhe se kjo, por ne nuk shqetësohemi. Për koronavirusin të gjithëve na ka kapur paniku. Kur erdha në Tiranë, u përballa me një situatë qesharake, të gjithë me ato maskat në fytyrë që nuk mbrojnë asgjë. Dua të them që njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje, mirëpo ka një sëmundje që nuk iket, ajo është pleqëria. Sëmundja më e madhe e njeriut është jeta që harxhohet, por atë askush nuk e bën të madhe. I ka kapur paniku për koronavirusin, ndoshta ngaqë është sëmundje e re.
Sipas tij ka një ilaç, ajo është vetëdija njerëzore. Virusi më i tmerrshëm -tha Kim Mehmeti- është që Shqipëria është mbuluar me plehra politikë.
Kim Mehmeti: Ka një ilaç, që është vetëdija njerëzore. Nëse njeriu është i vetëdijshëm ai duhet ta kuptojë që mbi të gjitha ka një virus në këtë botë, që e shkatërron këtë botë, por që nuk shqetësohemi. Është virusi që ne e ndotim, e helmojmë shtëpinë e vetme që na ka dhënë zoti, natyrën. Dilni jashtë nëpër Shqipëri dhe do shikoni që virusi më i tmerrshëm është që Shqipëria është mbuluar me plehra, lerë që është mbuluar dhe me plehra politikë, është mbuluar me çdo gjë, por kjo ne nuk na shqetëson, që ne e shkatërruam shtëpinë e përbashkët, natyrën. Unë nuk dua të them që kjo të neglizhohet, por jo të bëhet edhe kaq e madhe.
(Marrë nga RTV Ora)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se mund të ndalohet mbledhja e 2 marsit që është thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Në n...
DURRËS– Përhapja e koronavirusit në Italinë fqinje e ka rritur me 20 përqind fluksin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin e Durrësit krahasuar me javë...
DURRËS– Një video e publikuar nga redaksia e “JOQ”, shihet se si një grua dhunohet në mes të ditës. Personi që e ka dërguara këtë video, tregon se pamjet i...
Aktualitet24 Shkurt 2020, 19:57
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën, se si me anë dy agjentëve të infiltruar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me komisariatet kanë lokalizua...
VLORË- Shqiptarët që jetojnë në itali dynden të kthehen në atdhe ndërsa një nga arsyet kryesore është edhe përhapja e epidemisë së koronavirusit në vendin ...
Aktualitet24 Shkurt 2020, 18:40
TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Sipas njoftimit nga KLP bë...
SARANDË– Një sasi prej 794 kg kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme në Qafë Botë në kufirin e gjelbër që ndan Shqipërinë me Greqinë. Sipas T...
TIRANË– Dy të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Albert Cara dhe Marlin Shkodra kanë mbërritur sot në Shqipëri 3 muaj pasi u trajtuan dhe morën...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Asim Vokshi u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të hënën me pyetje kryesisht mbi të ardhurat e prindërve ...