Aktualitet

A do të anulohet thirrja e 2-marsit nga Meta? Manastirliu flet për rrezikun e grumbullimit të njerëzve

24 Shkurt 2020, 21:31 Nga DOSJA
A do të anulohet thirrja e 2-marsit nga Meta? Manastirliu flet për

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se mund të ndalohet mbledhja e 2 marsit që është thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Në një lidhje në emisionin “Open”, Manastirliu tha se do të jenë ekspertët ata që do të flasin dhe do të shpjegojnë nëse duhet lejuar mbledhja masive e njerëzve.

Do të jenë specialistët dhe ekspertë që do të flasin për këtë. Ata do të tregojnë nëse duhet lejuar tubimi dhe mbledhja massive e njerëzve në një vend,”– u shpreh Manastirliu.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja Manastirliu dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Presidenti Ilir Meta  i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti. Ndërsa, ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta dhe Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dolën në një deklaratë për mediat, ku publikuan dokumente të reja për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dervishaj tha se këto janë prova të reja për shkeljet e Kushtetutës dhe paralajmëroi padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu tha se dhe Dvorani ka bërë shkelje të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu ilir meta koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 19:57

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën, se si me anë dy agjentëve të infiltruar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me komisariatet kanë lokalizua...

Aktualitet 24 Shkurt 2020, 18:40

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p...