Sport

Hazard alarmon Realin, mbledhje urgjente për të ardhmen e tij

24 Shkurt 2020, 18:13 Nga DOSJA
Hazard alarmon Realin, mbledhje urgjente për të ardhmen e tij

Eden Hazard i ka trembur të gjithë te Real Madrid. Mesfushori anësor u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit ndaj Levantes dhe pritet të mungojë për rreth dy muaj.

Belgu ka pësuar tre dëmtime brenda këtij sezoni futbollistik. 29-vjeçari u dëmtua në vendin ku ishte i dëmtuar edhe më parë. Ai është në mëdyshje për mënyrën e rikuperimit.

Gazetari Jose Sanchez ka deklaruar se në Madrid do të mbahet një takim ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit. Stafi mjekësor së bashku me lojtarin do të marrin vendimin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport demtimi hazard real madrid demtimi hazard real madrid

Sondazh

Poll