Sport

Ish-presidenti Moratti: Për blerjen time të bujshme më bindi një barist

24 Shkurt 2020, 17:46 Nga DOSJA
Ish-presidenti Moratti: Për blerjen time të bujshme më bindi

Massimo Moratti nuk do ta riblejë Interin. Ka shumë spekulime për këtë, por ai e ka ndarë mendjen për jo. “Ka shumë njerëz që më thonë ta bëj, por unë as që e mendoj. Them se Interi është mirë me familjen Zhang”, është shprehur së fundmi ai.

Ish-presidenti i klubit zikaltër ka zbuluar edhe një prapaskenë interesante nga merkatoja e para një dekade. Ai ka thënë se për blerjen e holandezit Sneijder në vitin e tripletës e ka bindur një njeri krejt i zakontë.

“Ma këshilloi një barist. Më foli shumë mirë për të, aq sa më bindi, duke më thënë se me të do të fitonim Champions League”, ka deklaruar Moratti.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter moratti sneijder inter moratti sneijder

Sondazh

Poll