Sport

“Na duhet një lojtar si Lewandowski”, mbrojtësi i Chelseat admiron polakun

24 Shkurt 2020, 17:15 Nga DOSJA
“Na duhet një lojtar si Lewandowski”, mbrojtësi i Chelseat

Nesër luhet ndeshja Bayern-Chelsea në Champions League dhe mbrojtësi i ekipit anglez, Antonio Rudiger, ka folur para sfidës duke analizuar bavarezët, meqë edhe është gjerman.

Sipas tij, Chelseat i mungon një sulmues si Lewandowski, i cili është një “vrasës” para porte dhe gjithmonë i uritur për të shënuar.

“Në disa raste, na mungon një sulmues si Lewandowski”, tha fillimisht Rudiger.

“Ai është një vrasës para porte, ka gjithmonë uri për të shënuar, për të arritur më shumë. Është 31 vjeç dhe kjo gjë është për t’u marrë shembull”, shtoi mbrojtësi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern lewandowski rudiger bayern lewandowski rudiger

Sondazh

Poll