Bota

Koronavirusi “zbraz” studiot televizive në Itali, drejtuesit e emisioneve marrin vendimin drastik

24 Shkurt 2020, 15:08 Nga DOSJA
Koronavirusi “zbraz” studiot televizive në Itali, drejtuesit e

ITALI- Alarmi nga koronavirusi ka “zbrazur” pothuajse të gjitha studiot televizive në Itali. Nga emisioni “Le Iene”, tek “Che tempo che fa” i Fabio Fazios, “Live – Non è la D’Urso” te Canale 5, kanë njoftuar se emisionet do të transmetohen pa publik në sallë.

Sipas mediave vendase, kjo ka ardhur si pasojë e koronavirusit pasi shumica e studiove janë të vendosura në Milano, që bënë pjesë në rajonin e Lombardisë ku dhe është numri më i madh i të prekurve. “Për herë të parë në 24 vjet të historisë së programit do të prezantojmë pa audiencë në studio”, deklaruan organizatorët e programit shumë popullor ”Le Iene”.

Edhe stilisti me fame botërore, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të ri me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, një vendim i marrë për të mbrojtur publikun kundër infeksionit të koronavirusit. Të njëjtin vendim mori edhe stilistja tjetër e njohur, Laura Biagiotti.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne itali coronavirusi ne itali

Sondazh

Poll