Bota

Italia ‘goditet’ sërish/ Pas koronavirusit, tërmeti me magnitudë 4.7 shkund vendin

24 Shkurt 2020, 16:20 Nga DOSJA
Italia ‘goditet’ sërish/ Pas koronavirusit, tërmeti me

ITALI– Një tërmet i fortë ka goditur Italinë ditën e sotme, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter.  Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Sipas qendrës “EMSC”, epiqendra e lëkundjeve të tërmetit janë regjistruar në San Pietro In Guarano të Italisë. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar apo dëme materiale.

‘Lëvizjet’ e tokës janë ndjerë vetëm disa ditë pasi vendi fqinjë është izoluar nga koronavirusi. Deri më tani në Itali janë shënuar 7 viktima dhe me mbi 220 të infektuar.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 4 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali termet ne itali koronavirusi ne itali termet ne itali

Sondazh

Poll