Bota

Qeverisi Maqedoninë për 3 vjet/ Zoran Zaev rrëfen të shkuarën e tij: Kam punuar arat në fshat deri në ’98, pastaj shkar

24 Shkurt 2020, 15:53 Nga DOSJA
Qeverisi Maqedoninë për 3 vjet/ Zoran Zaev rrëfen të

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri në ikje i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Partisë LSDM-së, Zoran Zaev ka folur për të shkuarën e tij.

Në një intervistë për emisionin “Një me një” në Kanal 5, Zaev ka rrëfyer se deri në vitin 1993 ka bërë një jetë të thjeshtë dhe ka punuar tokën bujqësore.

“Unë deri në vitin 1993 kam punuar arat në Murtinë. Atëherë kishte para të mira nga bujqësia dhe produktet shiteshin në tregjet në Serbi, Bosnjë, etj. Kam punuar gjithçka në ato katër hektarë. Më pas jemi shpërngulur në Strumicë. Mbi 4 – 5 vite kam kaluar në tregjet në Serbi, ku kemi shitur produktet tona bujqësore. Kur u ktheva nga studimet në Shkup kam punuar si magazinier në firmën familjare, ku kam shkarkuar mallra,”– ka rrëfyer Zaev.

Më pas ai e fokusua tek politika dhe kandidoi për kryetar të komunës së Strumicës, ku edhe fitoi plot 3 mandate. Më pas në zgjedhjet e përgjithshme ai arriti ta rrëzojë nga froni ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut zoran zaev maqedoni e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll