Bota

Ishte i akuzuar për ngacmim seksual dhe përdhunim/ Dënohet me 9 vite burg ish- producenti i njohur Harvey Weinstein

24 Shkurt 2020, 17:45 Nga DOSJA
Ishte i akuzuar për ngacmim seksual dhe përdhunim/ Dënohet me 9

AMERIKË– Ish-producenti i njohur i filmave, Harvey Weinstein është dënuar me 9 vite burg, pasi është shpallur fajtor për akuzat e abuzimeve seksuale që rëndonin mbi të.

Sipas mediave të huaja Weinstein u shpall fajtor pasi kishte sulmuar seksualisht ish-asistenten e prodhimit Mimi Haleyi dhe se ka përdhunuar një ish-aktore me ermin Jessica Mann.

Ai është dënuar me akuza për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë, duke u liruar nga akuza më e rëndë ndaj tij atë të përdhunimit të shkallës së parë i cili ka një dënim me 25 vite burg.

Weinstein kishte kryer  sulme seksuale që nga viti 2006. Pas një gjyqi gjashtë-javor, dhe pasi dëgjuan dëshmitë e gjashtë grave që kishin rënë pre e një sulmi të tillë,  juristët u bazuan vetëm te dëshmitë e një akotoreje dhe një asistenteje. Ai nuk mori as gjysmën e dënimit për aktin që kishte kryer perj më shumë se 14 vitesh.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota denohet weinstein harvey weinstein denohet weinstein harvey weinstein

Sondazh

Poll