Bota

Koronavirusi vijon të marrë jetë, shkon në 7 numri i viktimave në Itali

24 Shkurt 2020, 13:35 Nga DOSJA
Koronavirusi vijon të marrë jetë, shkon në 7 numri i

ITALI– Në Itali mesditën e sotme është shënuar edhe viktima e shtatë. Nga mediat e huaja është mësuar se nga 5 mumri i viktimave ka shkuar në 7 mesditën e sotme, pasi të dy pacientët kishin pasur një sëmundje ekzistente më parë dhe ndërkohë ishin të shtruar në spitali onkologjik.

Gruaja që humbi jetën nga Koronavirusi sot ishte një paciente e shtuar në spitalin onkologjik në shtetin italian dhe nuk i ka bërë ballë dot këtij virusi vdekjeprurës. Ndërkohë pak minuta më vonë ndërroi jetë dhe një 80-vjeçar. 

Italia tashmë renditet si vendi i tretë për numrin e të infektuarve në të gjithë botën, pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Kujtojmë që në Itali Koronavirusi është shfaqur prej të premtes që lamë pas,të shtunën ishin dy viktimat e para, një vdekje ndodhi dje, ndërsa deri tashmë kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

A.C. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali shenohet viktima e 6 ne itali koronavirusi ne itali shenohet viktima e 6 ne itali

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...