Sport

“Nuk kanë qenë kështu dikur”, Ramos nuk i duron më arbitrat e La Ligës

23 Shkurt 2020, 21:31 Nga DOSJA
“Nuk kanë qenë kështu dikur”, Ramos nuk i duron

“Nuk më pëlqen të flas për arbitrat. Ata janë njerëz e mund të gabojnë. Por, me gabimet që bëjnë, ndonjëherë të bëjnë të dyshosh se kriteri ndryshon sipas javëve”.

Kjo ka qenë deklarata e Sergio Ramos pas humbjes 1-0 të Real Madridit me Levanten në La Liga. Mbrojtësi i “Los Blancos” ka frikë se mos gjyqtari kryesor ka patur ndonjë gjë personale me të.

“Dora ime në Superkupë u akordua dhe ishte e pavullnetshme. Me Leganesin pati dy prekje të pavullnetshme që nuk u akordua. Arbitrat dikur kanë qenë më të respektueshëm, kurse tani nuk flet dot me ta, se janë arrogantë. Pas ndeshjes, fola me gjyqtarin kryesor dhe e pyeta nëse kishte ndonjë gjë personale me mua”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport levante ramos real madrid levante ramos real madrid

Sondazh

Poll