Bota

Bllokohet autobusi me pasagjerët italianë në Lion të Francës: Shoferi kollitej fort

24 Shkurt 2020, 14:07 Nga DOSJA
Bllokohet autobusi me pasagjerët italianë në Lion të

LION– Koronavirusi ka përfshirë prej të premtes edhe Italinë ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 6 dhe të infektuarit shtohen nga ora në orë.

Mediat e huaja kanë shkruar edhe për një rast që ka ndodhur në Lion të Francës ku në një autobus i cili ishte nisur me pasagjerë nga veriu Italisë, qytetarët kishin pasur probleme me shoferin i cili nuk kishte ndaluar së kollituri.

Një prej pasagjerëve ka telefonuar policinë duke raportuar se shoferi kishte vepruar çuditshëm, duke u kollitur fort.

Për këtë shkak qytetarët kanë janë shqetësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë franceze, ku kanë bllokuar autobuzin dhe kanë kryer kontrollet e nevojshme ndaj pasagjerëve italianë.

Nga ana tjetër, paraditen e kësaj të hëne autoritetet e ishullit Mauritius kanë bllokuar një avion të linjës së Alitalia-s me rreth 300 pasagjerë në bord, duke iu kërkuar që të futen në karantinë ose të ktheheshin në Itali.

Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 6, ndërsa numri i qytetarëve të infektuar ka arritur mbi 220. Kujtojmë që kjo rritje e menjëhershme e viktimave ka ndodhur brenda tre ditëve, ndërsa sot deri më tani kanë humbur jetën 3 persona.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 6 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Burimi: Rfi.fr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mbi 2600 viktima ne bote koronavirusi ne itali mbi 2600 viktima ne bote

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...