Bota

Samiti i BERZH/ Kurti i kërkoi kryeministres serbe, Ana Brnabiç njohjen e Kosovës

24 Shkurt 2020, 13:42 Nga DOSJA
Samiti i BERZH/ Kurti i kërkoi kryeministres serbe, Ana Brnabiç

Angli- Në samitin e BERZH-it që po zhvillohet në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç kërkoi bashkëpunim rajonal në tregti, ndërsa kryeministri Kurti i ka kërkuar asaj njohjen e Kosovës.

“Diskutime në Samitin e BERZH-it për investime në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonale është kyç  për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar dhe ka pyetur për reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për këtë rajon.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në samitin e BERZH-it, i cili po mbahet për investimet e bankës në rajon për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë, ku edhe foli lidhur me rëndësinë e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian duke përmendur edhe njëherë hapat pozitivë që ka ndërmarrë rajoni lidhur me bashkëpunimin mes vendeve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ana bërnabiç samiti i berzh albin kurti ana bërnabiç samiti i berzh

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...