Politike

E PLOTË/ Zbardhet padia e Metës në SPAK, Presidenti kallëzon Etilda Gjonajn dhe 2 zyrtarë të tjerë

24 Shkurt 2020, 15:22 Nga DOSJA
E PLOTË/ Zbardhet padia e Metës në SPAK, Presidenti kallëzon

TIRANË- Presidenti i Ilir Meta ka depozituar sot një kallëzim në SPAK për 3 zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë. Përveç ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Presidenti Ilir Meta ka depozituar padi dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva dhe Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;  “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale”, shkruhet më tej në padi.

NJOFTIMI I PLOTË

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. Gentian Fehmi DEVA,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;  “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

PADINË E PLOTË E LEXONI KËTU 

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shtetit. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grushti i shtetit ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn grushti i shtetit ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn

Sondazh

Poll