Politike

Basha për koronavirusin: S’është koha për propagandë, është koha të flasin mjekët dhe ekspertët (VD)

24 Shkurt 2020, 11:35 Nga DOSJA
Basha për koronavirusin: S’është koha për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi zhvilloi një takim ditën sotme me ekspertë të shëndetësisë për koronavirusin, deklaroi për mediet se nuk është koha për propagandë, por është koha që të flasin mjekët dhe ekspertët.

“Duhet të flasin mjekët dhe specialistët. Duhet të  bëhet një plan i detajuar për masat dhe qytetarët të informohen për masat e marra, t’u vihet në ndihmë të të rrezikuarve, të krijohet një regjistër nga personat që vijnë nga këto zona. Duhet që njerëzit të informohen. Nuk është koha për propagandë, është koha të flasin mjekët dhe ekspertët. Vendi ynë ka mjekë shumë të mirë, ekspertë për të menaxhuar këtë situatë nëse ju jepet mbështetje nga qeveria. Qytetarë mos neglizhoni asnjë grip! PD me grupin  e veçantë që ka nisur do të monitorojë hap pas hapi situatën në vend.  Qytetarëve ju kërkoj që të qëndrojnë larg panikut dhe të mirinformohen “, u shpreh Basha.

Në këtë takim janë të pranishëm edhe ish-deputetë të PD-së, si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Oriola Pampuri dhe Albana Vokshi, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë për këtë virus vdekjeprurës.

Javët e fundit Partia Demoraktike ka ngritur akuza për menaxhimin që qeveria po i bën rriskut të koronavirusit, ndërkohë që ministrja Manastirliu u përgjigj sot nga mbledhja e Task- Forcës, duke thënë se nuk mund të bëhet politikë me këtë çështje.

 

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh mjeket koronavirusi ne shqiperi lulzim basha rreziku nga koronavirusi basha mbledh mjeket koronavirusi ne shqiperi lulzim basha rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll