Politike

“Do i përgjigjem ligjërisht”, Presidenca reagon pas deklaratës së Gjonajt: Ti qofsh moj çupë

24 Shkurt 2020, 16:24 Nga DOSJA
“Do i përgjigjem ligjërisht”, Presidenca reagon pas

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një reagim të shkurtër në Facebook, Blushi shkruan se Gjonaj është falsifikatore. “Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan me ironi zëdhënësi i Presidentit.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shtetit. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn ngërçi në kushtetuese tedi blushi ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn ngërçi në kushtetuese tedi blushi

Sondazh

Poll