Politike

Kurti i buzëqesh aparatit ndërsa kryeministrja serbe bën sikur s’e ka mendjen, Londra bën bashkë Serbinë e Kosovën

24 Shkurt 2020, 12:02 Nga DOSJA
Kurti i buzëqesh aparatit ndërsa kryeministrja serbe bën sikur

LONDËR– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ulur pranë homologes së tij serbe, Ana Brnabiç në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në Samitin e BERZH po marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku nuk ka munguar edhe Kurti, si qeveritari më i ri.

Fotot nga Samiti i ka shpërndarë në Twitter, gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, i cili ka publikuar edhe pamjet e ulësve të tyre.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Brnabiç. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH-it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në samitin e BERZH-it, i cili po mbahet për investimet e bankës në rajon për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë, ku edhe foli lidhur me rëndësinë e integrimit të rajonitë në Bashkimin Europian duke përmendur edhe njëherë hapat pozitive që ka ndërmarrë rajoni lidhur me bashkëpunimin mes vendeve. Ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i kërkoi homologes serbe Ana Brnabiç njohjen e Kosovës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti ana bërnabiq konferenca e berzh ne londer londer albin kurti ana bërnabiq konferenca e berzh ne londer londer

Sondazh

Poll