Politike

Cakaj e Konjufca bëhen bashkë, i dërgojnë mesazh shqiptarëve në Luginën e Preshevës

24 Shkurt 2020, 16:45 Nga DOSJA
Cakaj e Konjufca bëhen bashkë, i dërgojnë mesazh

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Pas takimit Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me një deklaratë të përbashkët drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Në deklaratën e përbashkët, dy homologët kërkojnë nga politikanët në Luginën e Preshëvës të jenë bashkë dhe do kenë mbështetjen e tyre.

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, deklarata e përbashkët.

Partitë Shqiptarë në Serbi janë bërë bashkë dhe në zgjedhjert e ardhshme do kandidojnë nën një logo. Marrëveshja e tyre është bërë publike disa javë më parë nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili tha se tashmë zëri i shqiptarëve do jetë më i lartë në Beograd.  Të gjitha partitë presin zgjedhjet dhe lista e tyre për në institucionet lokale dhe qëndrore do jetë e përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkohet politika shqiptare ne presheve gent cakaj glauk konjufca partite shqiptare ne presheve bashkohet politika shqiptare ne presheve gent cakaj glauk konjufca partite shqiptare ne presheve

Sondazh

Poll