Politike

‘Kroacia është agjenti ynë në Bruksel’, Edi Rama në BERZH, flet sërish për Shengenin e Ballkanit, shkrin gazit të pr

24 Shkurt 2020, 11:34 Nga DOSJA
‘Kroacia është agjenti ynë në Bruksel’, Edi Rama

LONDËR– Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) së bashku me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i qeverisë ka falenderuar edhe njëherë të gjithë donatorët nga Konferenca e 17 shkurtit, për të theksuar më pas edhe grantet e dhëna për rindërtimin pas tërmetit nga vendet e rajonit. Më tej, Rama i ka mëshuar faktit se liderët e Ballkanit Perëndimor po ecin para dhe po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ashtu siç nuk kishte ndodhur para vitit 2014.

“Mos të harrojmë që deri në 2014 nuk ishim ulur kurrë së bashku, pa armë, pa urretje dhe pa gjakderdhje. Kjo është e mbrekullueshme. Ta shndërrosh paqen në instrument begatie dhe ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur por ne po punojmë së bashku dhe duam të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Kështu që kjo mendoj është shumë shumë e rëndësishme,”– tha ndër të tjera Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Kroacia është agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë është edhe përkthyesi i Brukselit në rajon. Është pjesë e punës tënde, je diplomat me përvojë kështu që paç fat. Do të doja të falenderoja të gjithë ata që morën pjesë në konferencën e donatorëve. Pjesa më prekëse ishte pjesëmarrja e miqëve tanë nga rajoni. Çdokush është pjesë e botës dhe kanë dhënë një shembull të shkëlqyer solidariteti. Dhe shpresoj që të ndryshohet përgjithmonë fryma. Mos të harrojmë që deri në 2014 nuk ishim ulur kurrë së bashku, pa armë, pa urretje dhe pa gjakderdhje. Kjo është e mbrekullueshme. Ta shndërrosh paqen në instrument begatie dhe ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur por ne po punojmë së bashku dhe duam të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Kështu që kjo mendoj është shumë shumë e rëndësishme. S’ka të bëj vetëm me paqen por me të ardhmen, për fëmijët tanë. Kjo është arsyeja pse besoj fort dhe duhet të mos bie dakord me Anën dhe sidomos me atë që shpiku mini-shengenin se nuk është aspak mini, se ne jemi nga më të gjatët në Europë. Duhet të kalojmë dëmin e madh për tërmeti, kemi aeroportin e ri të Vlorës, jemi mes 5 vendeve të Europës që përputhemi me vizioni e Usula Von der Leyen. Jemi në një pozicion të mirë dhe nuk dua t’ju besdis me emrat e rrugëve se duhet të ndërtojmë vetëm një autostradë: Ballkani Perëndimor dhe BE. Ne na është vënë VETO shumë herë por mendoj se tani na ka ardhur ne koha të bëjmë veton. Kështu që nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe jam shumë i sigurt që Millo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. Kështu që për të tjerët nuk e di.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në samitin e BERZH-it, i cili po mbahet për investimet e bankës në rajon për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë, ku edhe foli lidhur me rëndësinë e integrimit të rajonitë në Bashkimin Europian duke përmendur edhe njëherë hapat pozitive që ka ndërmarrë rajoni lidhur me bashkëpunimin mes vendeve. Ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i kërkoi homologes serbe Ana Brnabiç njohjen e Kosovës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne berzh konferenca e berzh ne londer londer edi rama edi rama ne berzh konferenca e berzh ne londer londer

Sondazh

Poll