Politike

Mblidhet Task-Forca/ Manastirliu: Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, s’ka vend për mesazhe që

24 Shkurt 2020, 08:58 Nga DOSJA
Mblidhet Task-Forca/ Manastirliu: Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me

Tiranë-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ministrja i ka bërë thirrje medies që të shmangë çdo deziformim. Sipas saj njerëzit duhet të informohen vetem nga informacionet zyrtare që jep Ministria dhe Insituti i Shëndetit Publik.

“Përballja me një virus të tillë na bën të ecim me tranparencë, komunikimin me median dhe publikin e kemi thelbësor dhe kjo për të shmagur çdo dezinformim, pasi dje jo pak mesazhe kanë qarkulluar dhe kanë nxitur panik, nuk ka vend për panik por për aryse, duhet të dëgjojmë ekspertët, të cilët po ndjekin hap pas hapi planin e ndjekur nga Taks Forca, ndaj dua këtu, që dua t;ju ftoj si media, për t;ju patur bashkëpuntorët, në një situatë që nuk kërkonpanik, por kërkon racionalitet, jemi përballur dje me lajme të rreme dhe nuk ishin të vërteta. Dua që t’ju them ju si media dhe dua t’ju falënderoj çfarë keni përcjellë, qytetarët duhet t’u referohen vetëm informacioneve zyetare që jep ministria dhe ISSH-ja, pasi po ndjekin këtë situatë. Dua të them edhe njëherë që shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me ju, jeni në 24 orë për të komunikuar me ju. Është normale që të ketë shqetësim në këtë situatë por nuk duhet të na zërë paniku, por duhet të veprojë aryeja. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri, janë analizuar 6 raste dhe kanë rezultuar negative. Kemi kontrolluar 4500 qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri.  Ne do të përforcojmë masat në varësi të riskut”, u shpreh ministrja. 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ministrja theksoi se janë analizuar 6 raste dhe kanë rezultuar negative. Ajo i bëri thirrje medies që të bashkëpunojnë me ministrinë, në mënyrë që të mos përhapen lajme që ngjallin panik në popull dhe nënvizoi se njerëzit duhet t’u besojnë vetëm informacioneve zyrtare që jepen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Po kështu, ajo u shpreh se nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave apo kufijve me Italinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll