Politike

Samiti i BERZH në Londër, Rama flet për ‘Shengenin Ballkanik’. Kurti i kërkon njohjen homologes serbe

24 Shkurt 2020, 13:16 Nga DOSJA
Samiti i BERZH në Londër, Rama flet për ‘Shengenin

LONDËR– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të zhvillimit të Samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e njohur ndryshe si BERZH.

Samiti po mbahet lidhur me investimet e bankës për vitin 2020 në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm janë të gjithë liderët e vendeve të rajonit.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në fjalën e tij ka marrë si shembull donacionet nga Konfernca për tërmetin e 26 nëntorit për të treguar se në rajon mosmarrëveshjet janë stabilizuar. Sipas tij, të gjithë vendet kanë filluar të shohin nga e ardhmja duke kërkuar që të kenë një të ardhme sa më të mirë për fëmiijët e tyre.

Më tej, ai ka shtuar se investimi që duhet bërë me patjetër është një “autostradë” që lidh Ballkanin me Bashkimin Europian.

Një tjetër detaj që ka rënë në sy nga samiti ka qenë fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte ulur pranë homologes serbe, Ana Brnabiç. Teksa Brnabiç, ka risjellur marrëveshjen për linjën hekurudhore, Kurti ka rishtruar kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berzh edi rama konferenca e berzh ne londer berzh edi rama konferenca e berzh ne londer

Sondazh

Poll