Bota

Nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus në Kosovë, analiza për të dyshuarën rezultoi negative

24 Shkurt 2020, 12:22 Nga DOSJA
Nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus në Kosovë,

Kosovë- Pacientja e shtruar në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë, nuk është me koronavirus. Ky është rezultati i analiazave të kryera në spitalin e Prishtinës për rastin që dyshohej se ishte me koronavirus.

Pak më herët për këtë rast, ministri  Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se personi ndodhet në karantinë dhe se rasti është i izoluar. “Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kaluar nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, tha Vitia.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 5 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 12:10

Koronavirusi – Italia në rrethim

“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një t...