Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit ‘çel’ dosjen, më 12 mars zhvillohet seanca e radhës për ish-ministrin Tahiri

24 Shkurt 2020, 12:58 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme e Apelit ‘çel’ dosjen, më 12

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit do të zhvillojë më 12 mars, në orën 09:30, seancën e parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi me anëtare Nertina Kosovën dhe Nure Drenin, do të përcaktojë nëse do të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda (tanimë e shpërbërë), e cila e shpalli ish-ministrin të fajshëm për “shpërdorim detyre”.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuororia, e cila shprehet se ka prova për akzuat e saj që u rrëzuan në Shkallën e Parë. Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi me 5 vite që më pas u konvertuan në 3 vjet shërbim prove për shkak se ish-ministri përfitonte nga gjykimi i shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg dhe sipas Kodit Penal konvertohet në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e posacme e apelit saimir tahiri tirane gjykata e posacme e apelit saimir tahiri tirane

Sondazh

Poll