Sport

Perez ofron 80 mln euro për yllin e Serie A, gati ndërhyrja në verë

23 Shkurt 2020, 17:39 Nga DOSJA
Perez ofron 80 mln euro për yllin e Serie A, gati ndërhyrja në

Fabian Ruiz nuk e nisi mirë sezonin, por tani po shkëlqen te Napoli. Mesfushori ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit dhe madje edhe të vetë presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez.

“La Repubblica” shkruan se në Madrid e duan me ngulm 23-vjeçarin dhe kanë gati 80 milionë euro. Ruiz ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me klubin italian dhe presidenti Aurelio De Laurentiis nuk heq dorë lehtë prej tij.

Ruiz debutoi qershorin 2019 me kombëtaren e Spanjës dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të tjera gjithashtu, por Real Madridi duket më afër tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato perez real madrid merkato perez real madrid

Sondazh

Poll