Bota

Koronavirusi izolon Italinë dhe shton frikën në Shqipëri/ ISHP: S’ka vend për panik. Rama dhe Ministria e Shëndetësië:

23 Shkurt 2020, 06:42 Nga DOSJA
Koronavirusi izolon Italinë dhe shton frikën në Shqipëri/

TIRANË– Vendi në alarm prej koronavirusit! Vdekja e tre personave në Itali ka shkaktuar panik edhe në Shqipëri sa i përket përhapjes së virusit vdekjeprurës. Mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali janë kthyer në atdhe nga frika e infektimit. Sipas instancave përkatëse, janë shtuar kontrollohet në pikat kufitare të vendit për të identifikuar rastet e dyshimta. Shefja e Departamentit të Infektivit, Silva Bino në një deklaratë për shtyp është shprehur se deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar për koronavirus. Ajo ka shtuar se nëse ndonjë qytetar ka simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Ndër të tjera ajo është shprehur gjithashtu se është zgjedhur edhe spitali, i cili do të kthehet në karantinë por nuk ka përmendur se cili do të jetë pasi sipas saj popullata e zonës do të shqetësohej.

Një deklaratë për shtyp e ka dhënë edhe ekipi mjekësor në aeroportin e Rinasit. Ata bënë me dije se kanë nisur matjen e temperaturës me lazer të të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Italia.  Ndërkohë Shqipëria po haset me një tjetër krizë. Vendi ka mundesë maskash të thjeshta dhe të atyre me karbon. Mësohet se ato që kanë qënë në gjendje janë nisur drejt Kinës dhe plotësimi i nevojave të Shqipërisë është i vështirë për shkak të kërkesave në rritje që kanë vendet e tjera më të mëdha. Farmacitë shqiptare kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por mund të vonohet me muaj. Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe.

Nga ana tjetër një mesazh zanor u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik dhe solli reagimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministri Edi Rama. Një zëri u përgënjeshtrua lajmi se koronavirusi ka mbërritur në Shqipër. 

Ndërkohë Italia ka izoluar zonat e Lombardisë, Venetos dhe Piemontes ka mjaftuar që vendi të izolohet. Me vendim qeverie janë mbyllur shkollat, zyrat e punës, Gjykatat dhe Universitetet. Ndërsa në kisha është ndaluar kategorikisht shtrëngimi i duarve. Kryeministri Giuseppe Conte ka thirrur një Këshill të jashtëzakonshëm të Ministrave për të filluar marrjen e masave të reja speciale, ku me shumë gjasë do të përfshihet edhe ushtria.

“Dekreti i ri do të na lejojë të ndërhyjmë dhe të urdhërojmë masa të mëtejshme të kontrollit për të parandaluar largimin e individëve nga zonat që konsiderohen si shpërthime. Një familje e vendosur në karantinë është shpërngulur në Jug. Këto masa duhet të parandalojnë episodet e ngjashme. Hyrja dhe dalja nuk do të lejohen në zonat e shpërthimit, përveç nëse përjashtime specifike që do të vlerësohen herë pas here. Në ato zona tashmë është urdhëruar pezullimi i punës.

Më tej, Conte paralajmëroi se pas qetësimit të situatës, qeveria e tij do të kompesonte të gjithë ata që kishin humbur punën e tyre për shkak të izolimit nga koronavirusi.  “Sot kemi pasur urgjencë dhe kemi masa urgjente të jashtëzakonshme por në ditët në vijim do të bëjmë një dekret tjetër me subvencione dhe masa të ndryshme, dëmshpërblime për pushime nga puna për të kompensuar dhe rregulluar vështirësitë ekonomike që të mund të kenë hasur qytetarët gjatë këtyre ditëve,“-u shpreh më tej kreu i qeverisë italiane.

Përveç dy të moshuarve që humbën jetën, në Itali janë identifikuar dhjetra persona të infektuar. Nga ana tjetër, Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni edi rama giuseppe conte itali koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi edi rama giuseppe conte itali koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll