Bota

“Një mbrëmje me Whitney”/ Këngëtarja ‘vjen në jetë’, rikthehet në koncerte përmes hologramit

22 Shkurt 2020, 13:38 Nga DOSJA
“Një mbrëmje me Whitney”/ Këngëtarja ‘vjen

BRITANI- Këngët e Whitney Houston së shpejti do të rikthehen në skenë. Këngëtarja e ndjerë me famë botërore do të vijë në “jetë” përmes teknologjisë së hologrameve dhe do të zhvillojë një tur duke filluar nga data 25 Shkurt.

Sipas medieve të huaja, 8 vjet pas vdekjes tragjike, do të jetë holograma e këngëtares së mirënjohur që do të zhvillojë një tur evropian muzikor.

“Tani është koha e duhur. Në frymën e Whitney, unë e di që ne po bëjmë gjënë e duhur.” – tha Pat Houston, kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares.

Ndërsa, një javë më parë,  disa përfaqësuesvetë medieve iu dha një material me titull, “Një mbrëmje me Whitney”, ku shfaqet holograma e Houston në një skenë gati të padukshme dhe me një grup kërcimtarësh që performojnë live. Për aparencën e hologramit është kujdesur Timothy Snell, i cili ka përzgjedhur veshje që diva e muzikës i admironte, përfshirë këtu ngjyrat dhe shkëlqimin.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani whitney houston britani whitney houston

Sondazh

Poll