Bota

Thaçi për BBC: Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit, Trump ‘dhuratë’ nga zoti

22 Shkurt 2020, 09:27 Nga DOSJA
Thaçi për BBC: Nëse diçka ndodh në negociatat me

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka frikë që do të humbasin nëse diçka “nuk ndodh” në dialog me Serbinë këtë vit, njëherësh duke e vlerësuar situatën aktuale si “kurrë më afër” dhe “kurrë më tej” sesa zgjidhja e mosmarrëveshjes mes dy vendeve.

“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada”, ka thënë Thaçi në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.

Po sipas të njëjtit medium, ndërsa negociatorët e tjerë thonë se nuk ka presion dhe nxitim, Thaçi sqaron se viti i fundit i mandatit të parë të presidentit Donald Trump është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje në Ballkan.

“Unë nuk mendoj se mund të marrim përsëri vëmendjen e presidentit Trump, SHBA-së dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA-së në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”.

Presidenti i Kosovës gjithashtu ka folur edhe rreth marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që kanë të bëjnë me trafikun ajror dhe hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëveshje të sponsorizuara nga i Dërguari Presidencial i SHBA-së, Richard Grenel.

Në intervistën e tij, presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe rreth mesazhit të Uashingtonit që Serbia duhet të ndalojë fushatën e saj për tërheqjen e njohjes së Kosovës, ndërsa Prishtina duhet të heqë tarifat prej 100 për qind të mallrave nga Serbia – duke e parë si një iniciativë të mirëseardhur.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu me serbine hshim thaçi dialogu me serbine hshim thaçi

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2020, 17:09

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën...