Bota

Përplasja mes krerëve dhe qeverive të BE-së, pёrpjekja e parё pёr buxhetin dёshtoi

22 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
Përplasja mes krerëve dhe qeverive të BE-së, pёrpjekja e

BE- Nuk ishte ndonjë habi e madhe, që të 27 krerët e shteveve dhe qeverive të BE në samitin e posaçëm nuk ranë dakord as për kuadrin buxhetor të 7 viteve të ardhshme. Hendeku është shumë i madh. Pozicionet të pandryshuara. Paguesit duan të japin vetëm 1000 miliardë euro, vendet pritëse kërkojnë deri në 1300 miliardë euro.

Por problemi nuk qëndron vetëm tek paratë, por më shumë tek struktura. Në buxhetin e planifikuar për 7 vitet e ardhshme, mund të kuptosh, se si e përfytyron BE të ardhmen e saj. Komisioni Europian kërkon me një „green deal”- marrëveshjen e gjelbër të arrijë më shumë në drejtim të klimës dhe ruajtjes së mjedisit. Krahas kësaj, politikanët e BE rendisin edhe një sërë sfidash të ardhshme për bashkësinë europiane. Mbrojtjen e kufirit, migracionin, digjitalizimin, sektorin e mbrojtjes. Parë në synimet që kishte para fillimit të tij, samiti i BE nuk shënoi ndonjë progres në qëllimet e tij për projektbuxhetin e debatuar. Ende dy të tretat e fondeve rrjedhin në ekonominë bujqësore dhe nxitjen e zhvillimit tek rajonet më të varfra, të ashtuquajturat fondet e kohezionit.

Drejtimi i gabuar

Struktura e buxhetit vendos pikërëndesa të gabuara. Këtë mendim kanë të paktën ato vende anëtare që nuk përfitojnë nga fondet “e dikurshme” për bujqësinë dhe kohezionin. Mbështetja e ekonomisë bujqësore mbetet puna kryesore e BE, kundërpërgjigjen të tjerë, psh. vende si Franca që merr një shumë të madhe të mbështetjes. Por ka edhe nga ata anëtarë që i duan të dyja, fondet “e vjetra”, por edhe fondet “e së ardhmes”, dhe kërkojnë një buxhet më të madh. Pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE si një pagues i madh në shumën e përgjithshme të BE, paguesit neto të BE janë shumë ngurrues kundrejt rritjes së buxhetit. Mjafton mbushja e boshllëkut që lenë britanikët, ajo është e shtrenjtë.

Të dyja kampet në samitin e posaçëm të BE në Bruksel lëvizën disa centimetra, por rruga përpara shënon edhe disa metra të tjerë. E nuk bëhet fjalë vetëm për shumën e përgjithshme dhe pikërëndesat programatike, por edhe për atë që shpesh harrohet në grindjen për paratë, për solidaritetin.

Thelbi i bashkimit europian është përceptimi i interesave të përbashkëta dhe një përngjasim i standarteve jetësore. Me Poloninë dhe Hungarinë nga ky solidaritet janë shkëputur të paktën dy vende europiane, sepse të dyja i kanë hedhur poshtë disa parime ligjore dhe nuk pranojnë të marrin migrantë. Pse duhet të presin ato të njëjtat pagesa solidare si anëtarët e tjerë besnikë të shtetit ligjor? Kuadri i ri buxhetor duhet të përdoret që të disiplinohet Polonia dhe Hungaria. Këtë shans duket se krerët e shteteve dhe qeverive nuk po e përdorin.

Do duhen disa samite të tjerë

Me sa duket në emër të ujdisë, vendet anëtare janë të gatshme të heqin dorë nga verifikimi i gjerë i përmbushjes së parimeve të shtetit të ligjor para lëshimit të mjeteve financiare. Kjo sinjalizon vetëm, se në BE mund të bësh çfarë të duash, por paraja në fund rrjedh. Kjo e gëzon kryeministrin hungarez, Viktor Orban që BE-në e talli së fundmi si një aktivitet bla-bla-bla. Ai ka të drejtë vetoje si anëtarë të tjerë të samitit. Kursi i tij nacionalist-populist kështu fiton. Po kështu mund të gëzohet edhe udhëheqja polake. Megjithë kritikat për pengesat që u krijohen gjykatësve polakë, BE nuk është në gjendje t’i diktojë rregullat e saj Varshavës. Polonia dhe Hungaria i kanë injoruar paralajmërimet, procedurat, vendimet e gjykatës.

Nuk duhet të ketë një kuadër buxhetor pa pranimin e shtetit të së drejtës. Prandaj Angela Merkel bëri mirë që e la të dështojë ky samit. Do të duhen disa samite të tjerë, për të arritur të paktën emëruesin më të vogël të përbashkët. E në fund buxheti nuk do të jetë as i orientuar nga e ardhmja dhe as nuk do të përcaktojë drejtimin e së ardhmes. 27 vendet anëtare do të bien në ujdi me shumë zhurmë diplomatike, sepse duhet të bien në ujdi. Ndryshe BE nuk do të funksiononte më. E këtë nuk e do askush në tryezën e rrumbullakët.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota buxheti i be deshton buxheti i be buxheti i be deshton buxheti i be

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2020, 17:09

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën...