Bota

Zëvendësim i taksës 100% ndaj Serbisë/ Mustafa: Jemi për reciprocitet, por në koordinim me SHBA

22 Shkurt 2020, 11:33 Nga DOSJA
Zëvendësim i taksës 100% ndaj Serbisë/ Mustafa: Jemi

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se mbështet idenë e Kurtit për të zëvendësuar taksën 100% me reciprocitet ekonomik, por ka një kusht shtesë për këtë. Mustafa kërkon që reciprociteti të vendoset në përputhje dhe me mbështetje nga SHBA. Por deri tani nuk ka një dakordësim sa i përket Kosovës dhe SHBA-së për reciprocitetin.

“Themelore është që procesi të bashkërenditet me SHBA-të, si partner strategjik i yni.  Çështjet e tjera mbesin modalitete”, ka thënë Mustafa në një përgjigje për Gazetën Express.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin pjesërisht këtë pikë të marrëveshjes. Kërkojnë heqjen e taksës, por i thonë jo reciprocitetit.

Ndërsa nga ana tjetër,  Zyra për Media e Vetëvendosjes ka thënë se për çështjen e reciprocitetit qëndrojnë pas asaj që janë marrë vesh me LDK-në.

“Do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve”, ka thënë Kurti ditë më parë.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa shba taksa 100% ndaj serbise taksa ndaj mallrave serbe isa mustafa shba taksa 100% ndaj serbise taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll