Bota

ME VIDEO/ Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, shkak heqja e taksës ndaj Serbisë

22 Shkurt 2020, 12:13 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës

KOSOVË– Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë këtë mëngjes afër ndërtesës së qeverisë.

Arsyeja mesa duket është heqja e taksës, e cila është përfolur që të ndodhë këto ditë, raporton gazeta Ekspress. Pas këtij incidenti, Hoti ka reaguar përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se ata që e kanë sulmuar, tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, shkruan zëvendëskryeministri Hoti.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti qellohet me vezë abdullah hoti avdullah hoti qellohet me vezë abdullah hoti

Sondazh

Poll