Bota

Italia në alarm/ Brenda pak orëve shënohet viktima e dytë nga koronavirusi

22 Shkurt 2020, 09:42 Nga DOSJA
Italia në alarm/ Brenda pak orëve shënohet viktima e dytë

Itali– Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Itali. Mediet italiane raportojnë se viktima është viktima e dytë është një grua, 67 vjeçe, e cila jetonte në rajonin e Lombardisë në Itali. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.  Ndërkohë, numri i të prekurve ka arritur në 29 persona.

Po kështu, autoritetet italiane kanë mbyllur shkollat në rajonin e Lombardisë, ndërsa që janë anuluar edhe 40 ndeshje futbolli për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve, gjë e cila rrit rrezikun e përhapjes së virusit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u shënua në Itali  viktima e parë nga koronavirusi. Ai është 78-vjeçari, Adriano Trevisan, i cili prej 10 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Schiavonia-s, në Lombardi. Për këtë ngjarje, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza. Conte u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe se nuk ka vend për panik. Ndërsa ministri i Shëndetësisë theksoi se kushdo që ka rënë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë

Burimi: tgcom 24

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota viktima nga koronavirusi në itali viktima nga koronavirusi në itali

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2020, 17:09

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën...