Politike

VIDEO/ Mbetjet në Vlorë, PD-ja publikon momentin kur Rama thotë se Shqipëria nuk do të importojë plehra: Një tjetër mash

22 Shkurt 2020, 19:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Mbetjet në Vlorë, PD-ja publikon momentin kur Rama thotë

TIRANË– Partia Demokratika ka publikuar një video ku shihet se kryeministri Edi Ramw premton se Shqipëria nuk është një vend që do të importojë plehra dhe se e ka mbajtur fjalën. Referuar mbetjeve që erdhën nga Brindisi, PD-ja shkruan se ky është një tjetër mashtrim nga Rama.

Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”- shkruan PD-ja krahas videos.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka dalë në përfundimin se mbetjet e sekuestruara në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë që erdhën në bregdetin tinë, të kamufluara në fuçitë e firmës ‘Eni”, nuk janë të rrezikshme. Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për mbetjet, dhe kërkojnë të mos importohen mbetje të rrezikshme.

Operacioni “Amianti” u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamufluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit, firma “Kornuzi”. Së fundmi ka reaguar edhe kompania italiane”St.Damian’, e cila ka deklaruar se mbetjet që u gjetën në traget nuk janë të rrezikshme. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sekuestrohet amiant në vlorë edi rama sekuestrohet amiant në vlorë

Sondazh

Poll