Politike

Vdes Haxhi Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës pësoi infarkt në zemër teksa pinte kafe në Peshkopi

22 Shkurt 2020, 14:45 Nga DOSJA
Vdes Haxhi Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës pësoi infarkt në

TIRANË– Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës ka ndërruar jetë ditën e sotme. Dosja.al mëson se Memolla, i zgjedhuri i Partisë Socialiste, është shuar në moshën 52-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Memolla kishte udhëtuar ditën e sotme drejt Peshkopisë për të parë përballjen e ekipit të Rrogozhinës, “Egnatia”, me atë të vendasve, “Korabi”. Mirëpo gjatë pushimit të ndeshjes, Memolla është zhvendosur për të pirë një kafe në një nga lokalet e zonës, ku edhe ka pësuar goditjen në zemër.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt në zemër dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ia dalë dot mbanë që t’i mbijetojë sulmit. Memolla  u zgjodh nga Partia Socialiste si kandidat për Bashkinë e Rrogozhinës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit që u mbajtën në vitin 2019. Me sloganin “E gjithë vëmendja për ju”, Memolla garoi për të fituar zemrat e rrogozhinasve dhe për të siguruar një mandat 4-vjeçar në këtë bashki.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë klubi “Korabi”, i Peshkopisë, ku me anë të një statusi në rrjetet sociale u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe.

(a.m/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike haxhi memolla vdes haxhi memolla haxhi memolla vdes haxhi memolla

Sondazh

Poll