“Ka fshehur pasurinë”/ PD-Prokurorisë: Në çfarë faze janë hetimet ndaj Bushatit, a i ka kaluar dosja SPAK?
22 Shkurt 2020, 18:30Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkon të dijë se në çfarë faze janë hetime për deputetin socialist Ervin Bushati, i cili u kallëzua nga selia blu në muajin tetor të vitit 2018 për fshehje të pasurive të paluajtshme. Në kërkesën zyrtare, PD-ja kërkon të dije se në çfarë faze kanë arritur hetimet ndaj deputetit Bushati dhe nëse dosja për socialistin ka kaluar në duart e SPAK.
Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD-ja sqaronte se sipas tyre, deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, sipas selisë blu, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të mos fillojë procedim penal të këtij kallëzimi, ndërsa në muajin janar të vitit 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke çuar në regjistrimin e procedimit penal për rastin në fjalë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë, ku në qelinë e burgut 313 u vetëvar i paraburgosuri, B...
TIRANË– Deputeti Ervin Bushati tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, po sulmohet, pasi...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka regauar pas dëmtimeve që iu bë stadiumit “Air Albania” nga tifozët, të cilët thyen 164 stola pas ndëshjes Kukësi-Tirana. N...
TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri prej disa kohësh larg politikës, duket se po shijon jetën pranë familjes, duke u dedikuar të gjithë kohën e mundshme. Di...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian dhe bota e kanë ndihmuar Shqipërinë të rimëkmbëhet dhe kanë dhënë një deklaratë dashurie ...
TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se nuk janë marrë masat e duhura për përballimin e r...
TIRANË– Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës ka ndërruar jetë ditën e sotme. Dosja.al mëson se Memolla, i zgjedhuri i Partisë Socialiste, ë...
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, ka shkuar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku është takuar me banorët...
TIRANË– Pas lajmit se në Itali u regjistruan dy viktima nga koronavirusi ka reaguar edhe kryeminstri Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ...