Politike

Vetëvarja e Bilbil Hasanit, Ulqinaku: Ke mbushur qelitë me hallexhinj, kriminelët i mban në pushtet

22 Shkurt 2020, 17:59 Nga DOSJA
Vetëvarja e Bilbil Hasanit, Ulqinaku: Ke mbushur qelitë me hallexhinj,

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë, ku në qelinë e burgut 313 u vetëvar i paraburgosuri, Bilbil Hasani, i cili ishte arrestuar sepse kishte vjehdur 12 mijë lekë të reja në autobus. Në një status në facebook, Ulqinaku shkruan se kryeministri Edi Rama ka mbushur qelitë e burgut me halelxhinj, ndërsa ata të rrezikshmit dhe kriminelët i mabn në qeveri.

Ulqinakut shton se varfëria është një nga shkaqet që ka çuar shumë kryefamiljarë drejt vetëflijimit, dhe thekson se Rama ka pasuruar vetëm kriminelët.

Postimi i plotë: Ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive. Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje. Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike. Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë. Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t’i varfërojë e t’i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje. Në burg duhet ta kenë vendin kriminelët e vërtetë, ato që çdo ditë vjedhin shqiptarët, dhe jo hallexhinjtë të cilët mundohen të mbijetojnë dhe luftojnë për kafshatën e bukës! Edi Rama ka dështuar!

Bilbil Hasani, i paraburgosuri në burgun 313 në Tiranë, u vetëvar dje me çarçaf në tualet. 43-vjeçari nga Kukësi dhe banues në Kamëz qëndronte në paraburgim, në pritje të dënimit, pasi ishte arrestuar vitin e kaluar për vjedhje. Kanë qenë gardianët e burgut ata që e ka gjetur në tualet trupin e pajetë. Babai i 4 fëmijëve zgjodhi t’i jepte fund dje jetës me një çarçaf në tualetin e burgut 313 në kryeqytet, teska po qendronte në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës. Hasani akuzohej se kishte vjedhur 12000 lekë të reja. I vëllai i Bilbilit, Rajmondi hedh akuzat tek institucionet për këtë ngjarje. Vëllai ka deklaruar se Hasani ka qenë me kartelë mjekësore që provonte se vuante nga problemet të shëndetit mendor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bilbil hasani izmira ulqinaku bilbil hasani izmira ulqinaku

Sondazh

Poll